Në Universitetin “Isa Boletini” do të pranohen 1181 studentë

06 qershor 2018 | 15:40

Në bazë të vendimit të Senatit, sipas propozimit të njësive akademike, në vitin akademik 2018/19 (niveli bachelor) në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të pranohen 1181 studentë.

Të gjithë do të jenë studentë të rregullt, meqë në Universitetin “Isa Boletini” nuk ka studime me korrospondencë.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë, do të regjistrohen deri në 2 për qind përkatësisht deri në 23 studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtar të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Si shtesë e numrit të përgjithshëm të përcaktuar, UMIB do të regjistrojë deri në 12 për qind, përkatësisht deri 141 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë.

Kuota prej 12 për qind e vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar të mërkurën me…