Në Universitetin “Ukshin Hoti” u bë përurimi i kabinetit të informatikës

06 shkurt 2020 | 15:02

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është bërë përurimi i kabinetit të informatikës dhe sallës së mbledhjeve, të financuar nga Këshilli Turk (ushtria turke që shërben në kuadër të KFOR) në Prizren.

Prerjen e shiritit e kanë bërë, rektori prof. asoc. dr. Ismet Temaj, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çaaren Sakar, komandanti i njësisë së Këshillit Turk – kolonel Numan Bash dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti’ në Prizren, Ismet Temaj, në fjalën e tij me këtë rast, ka falënderuar KFOR-in turk dhe Republikën e Turqisë për këtë donacion dhënë universitetit, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në të kaluarën.

Ai ka theksuar se universiteti që nga themelimi ka shënuar shumë suksese, dhe se po ecën me hapa të sigurt drejt të ardhmes.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Halil Kukaj, në fjalën e tij, ka thekuar se kabineti i informatikës do të mundësojë zbatimin e metodave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënies, përpos mbajtjeve të ligjëratave edhe mbajtjen e provimeve online, duke arritur kështu trendin global të digjitalizimit.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çaaren Sakar, ka theksuar se i vjen shumë mirë që në këtë universitet mësimi organizohet edhe në gjuhën turke, duke shprehur urimet më të mira për studentët dhe stafin e këtij universiteti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim…