Në veri një femër gjendet pa shenja jete në banesë, njoftohet edhe IKShPK-ja

03 prill 2020 | 12:16

Mbrëmjen e së enjtes në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës, ka bërë me dije se kanë gjetur pa shenja jete brenda një banese, një femër kosovare.

Siç është thënë në raportin  24 orësh, policia ishte njoftuar për rastin nga një ankues mashkull i cili kishte treguar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare.

E njëjta kishte qenë duke banuar në banesën e saj por pasditen e së enjtes kontakti mes tyre kishte qenë i pamundur.

“Me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigjur. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje”, ka njoftuar policia.

Sipas këtij njoftimi, lidhur me rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetin Publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Future Nostalgia’ albumi i ri nga Dua Lipa, ka arritur…