Në vitin 2010 u shpall tifozja më e bukur e Botërorit, ku është ajo sot?

28 nëntor 16:45

Në vitin 2010 fotot e saj gjatë ndeshjeve të Botërorit u bënë virale në rrjet. Është fjala për Larissa Riquelme, e cila fiks 12 vjet më parë u bë e famshme në të gjithë  botën.
Në fazën e grupeve, Larissa u fotografua në mes të një sheshi në Asuncion të Paraguait. Pak ditë përpara se skuadra e trajnerit “Tata” Martino të përballej me Spanjën në çerekfinale, modelja premtoi se do të zhvishej publikisht nëse skuadra e saj do të kalonte në gjysmëfinale.

Edhe pse Paraguai nuk arriti të fitojë, Larissa Riquelme e mbajti premtimin e saj në faqet e gazetës lokale “Popular”.

“Unë kisha premtuar se do të zhvishesha nëse skuadra shkonte në gjysmëfinale, por kjo nuk ndodhi. Por, lojtarët tanë kthehen si heronj të vërtetë, sepse në këtë Botëror patën një paraqitje të shkëlqyer. Një e dashur nuk e braktis kurrë dashurinë e saj”, shprehej ajo.
Famën që arriti falë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, Larissa vazhdon ta gëzojë edhe sot e kësaj dite. Ajo është bërë imazhi i disa markave në Amerikën e Jugut dhe, përveç kësaj, punon si prezantuese televizive dhe radioje. Revista “Kriegman”, në fakt, së fundmi e veshi si nuse në kopertinën e saj, për të kujtuar atë që ndodhi 12 vjet më parë.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka afro 2 milionë ndjekës dhe afro 12 mijë postime, Larissa e përkufizon veten edhe si një “influencer”.

Ajo nuk e ka humbur as pasionin për futbollin, pasi në “story”-t e saj tregon se po ndjek me vëmendje Botërorin në Katar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i grupit “Besa Besë”, Burim Piraj,   i shoqërua nga…