Grupi “Besa- Besë” bëjnë homazhe në Prekaz: Nga këtu të fillojë bojkoti i produkteve serbe

28 nëntor 16:36

Udhëheqësi i grupit “Besa Besë”, Burim Piraj,   i shoqërua nga disa aktivistët të tjerë vullnetar të këtij grupi, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin e varrezave të Familjes Jashari, në Prekaz të Skenderajt.

Piraj pas homazheve i’u është  drejtuar masës që mos të blejnë produkte serbe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Ne sot jemi këtu me kauzën “Mos blejë produkte serbe”. Nga këtu dëshirojmë t’u drejtohem qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptareve gjithë andej nëpër botë nga vendi ku komandanti legjendar e kapi pushkën kundër pushtuesit serb dhe e bëri atë që se kishte bërë askush më parë. Dua të bëjë një apel se ashtu siç bëri komandanti legjendar Adem Jashari nga ky vend të nisim dhe t’i bojkotojmë plotësisht prodhimet serbe”, ka thënë Piraj, raporton “Epoka e re”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai apeloj që bojkoti i produkteve serbe të fillojë nga Prekazi. “Së pari Prekazi, Drenica, Kosova e Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë. Me të vërtete as komandanti e as të rënët për liri, nuk e meritojnë atë që Ne po e bëjmë që po vazhdojmë të importojmë me miliona euro produkte nga Serbia. Është koha që ne ta bëjmë atë që s’kemi mundur ta bëjmë në luftë, pra ta bëjmë në liri tani atë që e bënë dhe u flijuan familja Jashari”, ka thënë Piraj, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili dhe Zvicra do të jetë kryendeshja e ditës së…