Në vitin 2018 Kurti i thoshte Haradinajt se bëri vjedhje kur ia rriti pagën vetës
Më 1 mars të vitit 2018, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e pati quajtur “hajni” vendimin e atëhershëm të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagës për kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar.
“Të ia rrisësh pagën vetit është hajni”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit në vitin 2018.
Kurti kishte kritikuar Haradinajn edhe për gjendjen e rëndë ekonomike për shumicën e qytetarëve dhe luksin që politikanët po ia bëjnë vetes.
“Edhe me këtë qeveri sikur më të tjerat nuk flasim për ekonomi por vetëm për financa”, pati deklaruar Kurti.
Vendimi për rritjen e pagës për kabinetin qeveritar nga kryeministri Haradinaj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa pas këtij veprimi Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për rritjen e pagës për kryeministrin dhe kabinetin qeveritarë.



