Në vitin 2020 papunësia në Francë shënoi rritje

27 janar 2021 | 17:20

Në Francë numri i personave të papunë në vitin 2020 tejkaloi 3.8 milionë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Hulumtimit, Punës dhe Statistikave pranë Ministrisë së Punës, papunësia në Francë në vitin 2020, edhe pse ra 2.7 për qind në çerekun e fundit të vitit, në krahasim me vitin 2019 ajo u rrit për 7.5 për qind.

Gjatë gjithë vitit numri i personave të kategorisë “pa asnjë punë” u rrit në 265 400 i cili çoi numrin e përgjithshëm në 3 816 700.

Numri i personave që kishin punë të përkohshme me kohë të shkurtër dhe të gjatë u rrit në 2 190 200.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një…