Në vjeshtë s’do të mbetet sipërfaqe e tokës pa u mbjellë me grurë

23 mars 2020 | 14:46

Shkruan: Ismail Rexhepi

S’do mend se do të ndodhë kështu, duke u nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme e popullit për të blerë miell.

Ku të rrallë ishin ata mullinj që shitnin miell, poashtu, ishte gjendja nëpër qendra tregtare. Pra, kjo gjendje që ndodhi këto ditë, pas rasteve të para të infektuarve me Coronavirus, ku erdhëm në një situatë që t’i marrim lakmi atij që ia shihnim një thes miell të blerë.

Kjo situatë e vërshimit për të blerë miell, duke mos diskutuar për çmimin, më kujton kohën kur ishim nën okupim, pak kohë para se të niste lufta në Kosovë. Pra,mielli nuk gjendej as për ilaq. Po ai që kishte fat t’i blejë 100 kg. miell, çmimi ishte hiq më pak se 100 marka gjermane /DM/. Blerësi vite më parë mbante në qerren me kuaj të ngarkuar miellin duke qeshur si të ishte më i pasuri në botë. Por, edhe ne që e shihnim me 100 kg miell, besa i merrnim lakmi. Madje, mielli i tij ishte tema kryesore mes njerëziish për disa ditë. Andaj, kohë e rëndë e paraluftës, nuk do të harrohet kurrë… Mirëpo, edhe kjo e këtyre ditëve poashtu nuk do të harrohet ndër breza, sepse po frymojmë në një kohë pandemie të tmerrshme, për të cilën nuk ka as vaksinë, e as medikamente.

Kohët e rënda gjithënjë i shfrytëzuan matrapazët, të pa ndërgjegjshmit…, sepse si në kohën nën okupimin serb që shitësit çmimin e miellit e ngritën në qiell, që ishte i pa kapshëm për shtresën sociale, ashtu ndodhi dhe po ndodhë edhe sot në këtë kohë pandemia e cila po e “blunë” mbarë  rrulluzin toksorë. Pra, nuk ka vend që nuk është prekur nga kjo pandemi e tmerrshme.

Prandaj, në këtë rast dua të përmendi ngritjen e artikujve ushqimorë në të gjitha marketet. Me theks të veqant të miellit. Kur bëjmë llogarinë se sa euro kushtojnë 100 kg miell, andaj, atë nëse e shëndrrojmë monedhën gjermane DM, del më tepër se 100 DM, 100 kg miell. Pra, ma zi se në kohën nën okupim, pak para fillimit të luftës. Për këto të zeza të pronarëve të marketeve që kanë shfrytëzuar siduatën e rëndë në vend, s’do mend se u mbetet organeve kompetente nëse ekzistojnë të merren me ta.

Jam shumë i bindur se kjo që ka ndodhur dhe po ndodhë këto ditë me kërkesa të jashtëzakonshme për miell nga ana e qytetarëve, do të ndikojnë që në vjeshtën e sivjemë mos të mbetet qoftë as një pëllëmbë e tokës pa u mbjellur me grurë. Bujqit e panë se çfarë ka gruri-mielli në çdo rrethanë. Edhe nëse mungon mielli, kjo nuk është qudi, sepse çdo vit mbillej shumë pak grurë. Shumica e tokës mbetej djerrinë. Ndërsa, bujqit këtë e arsyetonin se ska hesap me mbjellë grurë. Mirëpo, për këtë vjeshtë duhet të jap mbështetje të fuqishme ministria e bujqësisë që ta ndihmojë për mjelljet vjeshtore të grurit çdo bujk, pra jo si tani vetëm ata që mbillnin më shumë se një hektarë grurë. Duhet të ndihmohet edhe ai që ska sipërfaqe më shumë të tokës, pra edhe për 13 ari të tokës që i mbjell me grurë.

Ne foto:Nje siperfaqe e mbjellur me grure ne fshatin Bujari te komunes se Lipjanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë apel…