Në Vushtrri rinovohet objekti i Brigadës së Zjarrfikësve

16 nëntor 2023 | 13:32

Komuna e Vushtrrisë ka bërë renovimin e tërësishëm të objektit të Brigadës së Zjarrfikësve.

Këtë lajm e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se ky është investimi i radhës për përmirësimin e kushteve të punës së zjarrfikësve, pas investimeve në pajisje dhe automjete.

“Pas investimeve në pajisje dhe automjete, si Komunë kemi rinovuar objektin e Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, ku tashmë heronjtë tanë do të kenë një objekt dinjitoz të punës”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

May be an image of indoors

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar për Projektligjin…