Në Vushtrri vetëm një rast me Covid-19, flet kryetari Tahiri

24 qershor 2020 | 23:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e testeve për Covid-19. 95 raste kanë rezultuar pozitivë në Kosovë, kurse vetëm një është nga qyteti i Vushtrrisë.

Kryetari Xhafer Tahiri është shprehur i kënaqur se në komunën që ai e drejton është vetëm një rast pozitiv me koronavirus, kurse poashtu janë shëruar edhe 18 persona të tjerë.

“18 të shëruar dhe vetëm 1 rast pozitiv me Covid-19 sot në Vushtrri. Urojmë shërim të shpejtë të gjithë bashkëqytetarëve. Le të vazhdojmë t’i përmbahemi masave, mbajtja e maskës, distancën sociale dhe higjienën personale. Ruajmë vetën, familjen të moshuarit dhe qytetin tonë!”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet…