Në Zurich me 5 maj organizohet mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë”!

20 prill 2022 | 14:06

Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 4-të të mbrëmjes bamirëse “Shpëto Jetë”, në Zurich.

Meqenëse, dy vitet e fundit ne i kemi anuluar të gjitha ngjarjet tona për ngritje të fondeve në vend e diasporë në mënyrë që të mos e rrezikojmë shëndetin e askujt, nevoja për mbështetje financiare për fondacionin tonë është e domosdoshme dhe më e rëndësishme se asnjëherë më parë.

Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” do të mbahet me datë 05 Maj duke filluar nga ora 19:00, në Restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Zurich, ku do të shoqëroheni nën tingujt e trios së mirënjohur “Don’t listen to your neighbors”.

Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e fondeve për t’i mbuluar nevojat esenciale në spitalet tona me pajisje mjekësore dhe medikamente të cilat shpëtojnë jetët e nënave dhe fëmijëve.

Përveç dhurimit të donacioneve, mbrëmja përfshin: darkë, muzikë live, rrjetëzim me komunitetin shqiptar, dhe ankand të qetë me punime nga artistët e Kosovës.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm në mbështetjen e misionit tonë drejt përmirësimit të shëndetit të Nënave dhe Fëmijëve në Kosovë.

Thirrja për mbështetje dhe sponzorë është ende e hapur dhe kompanitë apo individët të cilët dëshirojnë të bëhen sponzorë dhe pjesëmarrës të ngjarjes bamirëse “Shpëto Jetë” mund të kontaktojnë në email adresën: [email protected] për të pranuar pakot tona të sponzorizimit të ngjarjes.

Për pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ngjarjes, mund t’i blejnë biletat në këtë vegëz: https://bit.ly/3JgdyRJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike…