Negociatat janë shkencë

08 shtator 2018 | 12:34

Nga Valon Murtezaj

Ashtu si, për shembull, farmakologjia që përcakton kaq miligram substancë, kaq herë në ditë ky ilaç, për kaq kohë, për këtë moshë dhe këtë peshë, në këtë mënyrë aplikimi dhe me këto mjete, indikacionet dhe kundërindikacionet.
Njëjtë është një proces negocimi.

Të gjithë që dinë çka është negocimi i sukseshëm, pajtohen kur thonë që përgaditja është faza më e rëndësishme e procesit të negocimit. Nga përgaditjet varet suksesi, apo potenciali i suksesit në tavolinën negociatore.

Befasitë në proces negociator duhet të jenë të parashikuara.
Kjo i bie që nuk duhet të këtë befasi, që i bie që duhet ditur mirë çështjet që të presin, që i bie duhet të përgaditesh mirë para çdo procesi negociator.

Janë disa pyetje, autorë të ndryshëm sygjerojnë, që duhet dhënë përgjigje para hyrjes në secilin proces negociator.

Kush jemi ne?
Kënd përfaqësojmë në këtë proces negocimi?
Çka duam ne nga ky proces?
Kush është ekipi ynë ?
Si është bashkëpunimi brenda ekipit tënd negociator?
Si do të përgaditemi së bashku?
A e kemi shpjegimin e duhur, pse i duam gjërat qe i duam?
Cilat janë interesat tona në këtë proces ?
Cilat janë interesat e palës tjetër?
Çka është alternativa tjetër më e mirë e jona nëse ky proces dështon?
Si e projektojmë interesin tonë në afatshkurtër, dhe në planin afatgjatë?
Si mund ti përmirësojmë alternativat tona?
Kush janë ndërmjetësuesit?
Kush janë partnerët tanë?
Kush janë engjëjt e përfshirë në proces?
Kush janë dreqnit?
Cilat janë propozimet tona që mund ti propozojmë, pra jemi të përgaditur ti arsyetojmë?
Cilat janë propozimet rezervë?
Çka duhet të dimë patjetër për palën tjetër?
Sa e njohim palën tjetër ?
Cilat janë problemet për tu zgjidhur?
Si definohen problematikat ?
Çfarë paketash të ofertave apo propozimeve duhet të ofrojmë?
Cilat janë kriteret e vendim-marrjes tonë?
Cila është pesha e secilit kriter?
Si përcaktohet pesha secilit kriter?
Si alokohet pesha secilit kriter të vendim-marrjes?
Si merren vendimet?
Si është toleranca për rrezikun?
Si e vlerësojmë rrezikun?
Cilat janë taktikat e ndyra në proces?
Cili është relacioni dhe besueshmëria me palën tjetër?
Si është historiku i negociatave me palën tjetër ?

Lista si më lartë paraqet vetëm 5-10% të pyetjeve që kërkojnë përgjigjet dhe studimet para se të futesh në një proces negociator.

Negocimi (që quhet Dialog, por shkencërisht nuk i plotëson kriteret për tu quajtur dialog) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë hyn në atë që quhen kontekste me vështirësi të lartë.

Prandaj përgaditjet duhet të jenë edhe më speciale dhe ndërgjëgjësimi për këtë punë duhet të jetë i plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka…