Nelson Hysa synon titullin WBF

15 dhjetor 2023 | 14:57

Nelson Hysa do të duelojë të shtunën në mbrëmje për titullin ËBF Intercontinental Heavyweight. Boksieri shkodran do të ndeshet me numrin një të Venezuelës, Luis Jose Marin Garcia.

“Gjiganti” kuqezi do të përballet me një nga boksierët më të mirë të peshës së tij, këtë herë në Offenbach të Gjermanisë. Hysa, i pamposhtur në 13 ndeshjet e tij në boksin profesionist, synon të ruajë pathyeshmërinë duke regjistruar fitoren e 14-të në karrierë.

11 nga 13 fitoret e tij, Hysa luftëtari shkodran i ka arritur me “knock out”. Teksa synon që edhe këtë herë t’u bëjë një dhuratë të bukur për festat e fundvitit tifozëve kuqezi.

Kundërshtari i Hysës numëron 13 fitore, prej të cilave 9 me KO. Në këtë eveniment do të boksojnë dhe Alban Bërmeta, Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Alban Beqiri, Senad Drini, Rexhildo Zeneli dhe Elsidita Selaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Ekaterina Trandafilova ishte në një vizitë provokuese…