Nën ndikim të alkoolit, rrihen në mes vete babë e bir në Gjakovë

04 qershor 2022 | 11:03

Dy persona janë arrestuar mesnatën e së premtes në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur në mes vete.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë lidhje familjare, baba e djalë, të cilët dyshohet se ishin të dehur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur në mes veti (babë e djalë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…