Nagavci kërkon respektim të rregullave në testin e arritshmërisë

04 qershor 2022 | 10:59

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar respektim të rregullave në testin e arritshmërisë, pasi sipas saj, është një domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale.

“Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka thënë ajo.

Nagavci po ashtu i ka dëshiruar suksese nxënësve që do t’iu nënshtrohen këtij provimi.

“Suksese të dashur nxënës! Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë, 24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Janë 178 qendra, në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij.

Testi do të zgjasë 150 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar të dërguarin Special…