Hoxhaj takon Lajçakun, flasin për dialogun

04 qershor 2022 | 10:52

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Hoxhaj ka bërë me dije se me Lajçakun kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.

“Takova mikun tim Miroslav Lajçak në ‘GLOBSEC’ dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete, të premten rreth…