Nëna e Kim Kardashian uron partnerin e saj 40-vjeçar

11 nëntor 2020 | 11:15

Mamaja e motrave të famshme Kardashian, Kris Jenner shpërndau një mesazh urimi në “Instagram” për partnerin e saj prej 6 vitesh, Corey Gamble.

65-vjeçarja shprehu dashurinë që ka për menaxherin muzikor, si dhe vlerësoi aftësinë që ai ka për të përballuar kallaballëkun familjar të Jenner. Kujtojmë se ajo ka gjashtë fëmijë.

Jenner ndau një sërë fotosh të saj dhe 40-vjeçarit për 37.4 milion fansat e saj.

Në shumë prej fotove, çifti shfaqet përdore, apo i përqafuar.

“Gëzuar ditëlindjen @coreygamble. Ti je një njeri mahnitës dhe jam kaq me fat dhe mirënjohëse ndaj Zotit që të solli ty në jetën time. Çdo ditë me ty është si një aventurë dhe ne të dy kemi padyshim një jetë fantastike. Faleminderit që je partneri i mirë, terapisti, shoku, këshilltari, partneri kërcimit dhe miku më i mirë i udhëtimeve”, shkroi Jenner, duke e falënderuar që gjendet pranë saj, fëmijëve dhe nipërve e mbesave të saj.

“Të gjithë ne të adhurojmë… Faleminderit që na mbron dhe kujdesesh për ne. Ti më bën të qesh dhe je shpirti i çdo feste. Fakti që bën sparkatën është thjesht epik. Të dua zemër”, ka shkruar ajo.

Çifti u njoh në 2014 në një festë të organizuar nga reperi Kanye West./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Sllatinë të…