Nëna e Rita Orës ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës (Video)

21 shtator 2021 | 15:35

Vera Ora, nëna e këngëtares nga Kosova me famë botërore, Rita Orës, i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për vaksinim kundër Covidit.

Ora, e cila është psikiatre dhe avokuese për shëndet mendor, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen.

“Unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë. Prandaj ju këshilloj të gjithëve që të vaksinoheni”, ka thënë Ora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një nga sukseset më të mëdha…