Nënat e dëshmorëve meritojnë respekt

19 maj 2023 | 17:14

“Nëna Habibe Dardhishta dhe nëna Bedrije Kadriu, janë nëna të të gjithë shqiptarëve, janë nëna përmes së cilave u mundësua liria”, kështu ka shkruar gurbetqari Muhamet Vila (djali i motrës së tyre) i cili jeton në Gjermani. Vila ka falënderuar nënat Habibe dhe Bedrije të dëshmorëve të kombit Zekrija Dardhishta i rënë në betejën e Koshares dhe dëshmorit Baki Kadriu i vrarë në Haraqinë të Maqedonisë, për vixitën e tyre në Gjermani në këtë moshë të shtyrë.

Falënderimi i plotë i Muhamet Vilës:

Nëna Habibe Dardhishta dhe nëna Bedrije Kadriu, janë nëna të të gjithë shqiptarëve, janë nëna përmes së cilave u mundësua liria.

Sot te vëllai Isë Vila me kushëririn Kenan Kadriu patëm një ndejë familjare.

Këta dy nëna e kuptojë mirë çmimin e lirisë

Nëna Habibe të motivon me qëndresën e saj. Në sytë e saj sheh tërë historinë tonë kombëtare.

Me nënën Bedrije biseduam rreth sakrificës së popullit tonë dhe tema tjera që na preokupojnë duke përfshi Migrimin të rinjve, dhe mos kujdesia e shtetit sa duhet.

Nëna Habibe na tregoi se si nga Shkupi nuk ka pasur mundësi që më 9 prill, në 24 vjetorin e betejës së Koshares, ku aty ku i ka ra dëshmor djali Zekri të bëjë homazhe.

Ndërsa nëna Bedrije nga Hasanbegi i Shkupit e cila e ka të vrarë djalin në Haraqinë pasi u inkuadruar në bisedë tha ”shpresojmë që lufta të mos përsëritet asnjëherë, por po të jetë nevoja jemi në gjendje me dhuruar gjithçka për tokën shqiptare“

Ishin shumë prekëse fjalët e nënës Habibe, e cila tha se “sa herë që shkon në Kosovë dhe kur i sheh te Gryka e Kaçanikut ushtarët e FSK-së, më duket se po e shoh edhe djalin Zekirin në uniformën e ushtrisë së Kosovës”.

Këto nëna në moshë e me halle, e shumë kujtime por dhe shumë nëna tjera dëshmorëve dhe invalidëve na bëjnë me dije qe në nuk duhet harruar vuajtjet e të gjitha nënave që kanë lindur djem e vajza dhe ua kanë fal tokës shqiptare. Prandaj ne të gjallët nuk duhet harruar vuajtjet e tyre por duhet të kujdesemi që këto nëna të mos vuajnë për bukën e gojës, sepse mjaft kanë vuajtje shpirtërore.

Nderi dhe respekti u takon nënave tona e në veçanti nënave të dëshmorëve të cilët rritën heronj që na sollën lirinë me gjakun e tyre, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombi.

Nëna Habibe është nëna e dëshmorit Zekirija Dardhishta që trupi i tij pushon në Kosharen legjendare që nga viti 1999

Nëna Bedrije Kadriu është nëna e luftëtarit, Baki Kadriu që pushon te varrezat e dëshmorëve në Haraçinë që nga viti 2001

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve te Atdheut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho, “perandori” i ri romak, vë në jetë një…