NËNAT TONA

30 janar 2022 | 22:19

Shkruan: Agron Krasniqi

Na linden e na rriten
Me vuajtje e halle plot
Buka që gatuanin
Na kujtohet si sot

Me drapër kanë korrë
Misër edhe grurë
Edhe pse të lodhura
Nuk janë anku kurrë

Të rrethuara nga fëmijët
Kryenin punët e shtëpisë
Dhe plot edukatë
I jepnin rinisë

Një nënë shqiptare
Ka mjelë dele e lopë
Kurrë s’i ka thënë burrit
Se jam lodhur sot

S’ kishin rroba trupi
Nënat për t’i ndërruar
Por ato të shkyerat
Duhej m’i arnuar

Kur vinte mysafiri
Edhe në orë të vona
Shtrohej buka n’ sofër
Nga këto nënat tona

Eh sa vuajtje patën
Nënat shqiptare
Kurrë s’kanë pasur bollëk
Veç sa për idare

Tash në ditë Lirie
Këto të dashura nëna
Durojnë ndoshta shumë
Por jo fjalë të rënda

Ne fëmijët e tyre
Kudo që të jemi
Kurrë s’duhet harruar
Se një nënë e kemi

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi të përfundojë rikonstruimi i brendshëm pas zgjedhjeve lokale, që…