Nënkolonel Naim Rexha zëvendëson Shpend Maxhunin

20 prill 2018 | 21:45

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nga sot është emëruar zyrtarisht drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ky vendim është marrë nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Mësohet se në vend të Maxhunit, në krye të PK-së, pritet të jetë Naim Rexha, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtorit.

“Po, tani si ushtrues i detyrës në krye të Policisë së Kosovës pritet të jetë Naim Rexha, i cili do të emërohet në këtë pozitë”, ka thënë një burim brenda Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Rexha karrierën e tij në Policinë e Kosovës e filloi në vitin 2002, fillimisht si zyrtar policor patrullues, ku vazhdoi me angazhimet në sektorët e ndryshëm në kuadrin e stacionit policor Veriu në Prishtinë, ku punoi deri në fund të vitit 2004.

Në shkurt të vitit 2012, Naim Rexha u emërua në ushtrimin e detyrës së ndihmësdrejtorit të përgjithshëm përpersonel dhe trajnime, ndërsa zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë për operativë u emërua më 26 qershor 2012.

Ai diplomoi në Akademinë ushtarake të forcave tokësore në Beograd.

Studimet e magjistraturës në lëmin e kriminalistikës dhe studimeve të sigurisë i përfundoi në Fakultetin e shkencave kriminalistike dhe studimeve të sigurisë të Universitetit të Sarajevës.

Ka vijuar një mori trajnimesh profesionale në fushën e menaxhimit të sigurisë. Ka marrë pjesë në disa seminare e konferenca shkencore duke u paraqitur edhe me kumtesa individuale nga fusha e sigurisë.

Naim Rexha gjatë punës së tij është angazhuar në shumë detyra shtesë në kontribuim të ngritjes dhe avancimit të performimit profesional të Policisë së Kosovës.

Për përkushtimin dhe sukseset e treguara është shpërblyer me shumë mirënjohje dhe medaljen për shërbim besnikërie.

Jeton në Bardhosh të Prishtinës, me bashkëshorten Lumnije dhe vajzat Dardana, Ulpiana, Albana e Ariana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani kur kanë kaluar 19 vite nga lufta me Serbinë,…