Nënkryetari i Podujevës vizitoi vullnetarët e organizatës PEN

25 shtator 14:40

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar vullnetarët e organizatës PEN, të cilët me mbështetjen e UNICEF-it dhe Ambasadës së Japonisë në Kosovë, po zhvillojnë kampanjë vetëdijësuese “skamalehte” me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve të Podujevës për respektimin e rregullave për mbrojtje nga Covid-19.

Nënkryetari Rudari u shpreh i lumtur për punën që po e bëjnë të rinjtë e kësaj organizate.

Këtë projekt të vullnetarëve nënkryetari Rudari e ka mbështetur që nga fillimi dhe premtoi se do të vazhdojë t’i mbështes vullnetarët e PEN edhe në iniciativat e tjera.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të zhvillojë javën…