Nënkryetari i komunës së Parisit takohet me Ahmetin dhe Pacollin

05 mars 2018 | 12:26

Komunën e Prishtinës e ka vizituar sot nënkryetari i Komunës së Parisit, Christophe Girard, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert.

Ata u pritën nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, si dhe drejtorët Muhedin Nushi dhe Yll Rugova.

Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sektorin e kulturës.

“Kësisoj, do të marrim shembuj të mirë nga Parisi si për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ashtu edhe për shfrytëzimin e hapësirës publike për projekte të ndryshme kulturore”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e futbollit u trondit dje nga vdekja e papritur…