Nënkryetarja e Prishtinës: Kryeministër, ulu në tavolinë me SBASHK-un

12 shtator 2022 | 20:15

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dhënë një koment lidhur me grevën në arsim, që ka hyrë në javën e tretë.

Tërë këtë ‘betejë’ mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut, se kush po thyhet i pari, Sahatçiu e ka quajtur trishtuese.

“Edhe një e hënë tjetër iku e nxënësit tanë vazhdojnë në shtëpi. Por, jo të gjithë nxënësit. Vetëm ata që ndjekin shkolla publike. Vetëm ata që nuk munden me e përballu shkollimin privat. Çfarë po bëjmë? Po e theksojmë ndarjen e klasave: kush ka e kush nuk ka? Çfarë po presim? Kush po dorëzohet i pari? Kush po del më “i forti”? Trishtuese”, ka shkruar ajo.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe SBASHK-ut që të ulen në një tavolinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

“Kryeministër, uleni në tavolinë edhe SBASHK-un. Gjejeni zgjidhjen. Prandaj fitohet udhëheqësia. Nuk lihen në faj vartësit. Nuk pritet në pafundësi zgjidhje nga poshtë. Nuk kemi nevojë për drama të reja. Të sigurohemi që të hënën tjetër dhjetëra mijëra nxënës e fillojnë ditën në banka të shkollës sikurse shokët e shoqet e tyre në shkolla private”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar se Kurti do të pres në mëngjes Këshillin Grevist, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, në një përpjekje të re për ta gjetur mirëkuptimin për ndaljen e grevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeminsitri Albin Kurti, të martën do takojë këshillin grevist të…