Nënshkruhen kontratat me 160 studentë përfitues të bursave

05 dhjetor 2023 | 12:31

Dje në Sallën e Kulturës në Drenas, studentët përfitues për vitin akademik 2023/2024, kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës komunale.

Më rastin e nënshkrimit të kontratave, ka marr pjesë edhe kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe ka bërë nënshkrimin e kontratave për 160 bursa të nivelit të studimeve bachelor.

Kryetari Lladrovci gjatë procesit të nënshkrimit të kontratave, para studentëve tha se ndjehet krenar me numrin e madh të të rinjve të cilët kanë interesimin për të studiuar.

“Arritja e të rinjve në fushën profesionale në studime, është arritje edhe e familjes dhe komunës së Drenasit”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka përgëzuar përfituesit e bursave, që keni plotësuar kriteret sipas konkursit të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Kryetari Lladrovci ka shtuar se Komuna e Drenasit vazhdimisht ka qenë e angazhuar ne përkrahjen e studentëve në fushën e dijes, duke rritur secilën herë numrin e përfituesve sipas mundësive buxhetore dhe do të vazhdojmë këtë traditë për t’i lehtësuar sadopak barrën e studentëve dhe familjes për të studiuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është mbajtur punëtoria “Hartimi i planit të punës…