Nënshkruhen kontratat për ndërtimin e rrugës Kijevë – Dollc, brenda një jave nisin punimet

25 mars 2024 | 15:49

Të hënën janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Pejë, përkatësisht segmentin Kijevë – Dollc (llotet 2,3 dhe 4), ndërsa lloti 1 është në rivlerësim.

Lajmin e ka bërë me dije zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se vlera e këtyre kontratave është 21 milionë euro.

“Shpronësimet për këtë rrugë i kemi përfunduar të gjitha dhe kemi kontraktuar mbikëqyrjen e jashtme profesionale që do të kujdeset për mbarëvajtjen e punimeve. Të gjitha përgatitjet janë bërë që brenda një jave të fillojnë punimet dhe që të mos ketë asnjë problem gjatë ekzekutimit të punëve në rrugë”, ka shkruar Durmishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…