Nënshkruhet kontrata, ndërtimi i shkollës në Dumosh të Podujevës do të kushtojë 560 mijë euro

16 maj 2023 | 11:25

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro.

Ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet.

“Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…