Nënshkruhet marrëveshja mes Postës së Kosovës dhe KRU “Prishtina” për pagesën e faturave të ujit

29 prill 2026 | 11:17

Kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy kompanive, duke mundësuar që konsumatorët e KRU “Prishtina” faturat e ujit t’i paguajnë në të gjitha zyrat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë.

Pagesat regjistrohen automatikisht në sistem, duke siguruar shlyerje të menjëhershme të obligimeve.

Posta e Kosovës, duke zgjeruar rrjetin e saj me zyra postare në të gjithë vendin, po rrit qasjen e qytetarëve në shërbime esenciale.

Bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve u vlerësua lart nga të dyja palët, duke theksuar se kjo marrëveshje hap rrugë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe zhvillimin e shërbimeve të reja në interes të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh…