Nënshkruhet marrëveshja në mes të Universitetit “Fehmi Agani” dhe ONIX&SPA për praktikën profesionale të studentëve të UFAGJ-së

06 qershor 2022 | 21:19

Rektori i UFAGJ –së Prof. Asoc.Dr. Artan Nimani  dhe MA. Arlinda Shoshi nënshkruan marrëveshje me Onix Spa Resort, Pejë.

Kjo marrëveshjen bashkëpunim siguron që studentët  e Fakultetit të Mjekësisë  të UFAGJ-së do të mbajnë praktikën profesionale dhe poashtu edhe aktivitete tjera të përbashkëta profesionale në fushën e shëndetësisë të cilat do të jenë në shërbim të shoqërisë.

Ceremonia e nënshkrimit u bë në prani të Prorektores për Bashkëpunim  Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj dhe Dekanës së Fakultetit të Mjekësisë  Antigona Ukehaxhaj.

Ndërsa nga Spitali Special Onix spa ishte pronari z. Xhevdet Shoshi dhe Drejtoresha mjekësore Hyrije Blakaj.

Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me projekte tjera për avancime profesionale si dhe programe të reja universitare në bazë të kërkesave të tregut të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumbardha Leposhtica B.I, me emrin tregtar “OMARI AL PVC”, shpall…