Nënshkruhet marrëveshja për bibliotekën ‘Ibrahim Rugova’

07 qershor 2021 | 12:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për bibliotekën presidenciale “Ibrahim Rugova”.

Osmani ka thënë se projekti për këtë bibliotekë do të realizohet nga ekspertë amerikanë, pavarësisht se ende nuk është përcaktuar lokacioni i saktë.

“Biblioteka do  ta mbajë emrin Ibrahim Rugova dhe përpjekjet e gjata të popullit të Kosovës. Kjo bazohet në modelin amerikan dhe Amerika do të dërgojë ekspertët amerikan për ta përfunduar këtë bibliotekën dhe do të punojmë së bashku për zhvillimin e fondeve për bibliotekën”.

“Biblioteka Kombëtare do ta ofrojë bibliografinë e Ibrahim Rugovës dhe lajmi i rëndësishëm është se familja Rugova arkivin privat do t’ia japë bibliotekës që do të ndërtohet. Dhe për brezat që vijnë pas nesh të lëmë diçka të mirë”.

“Në fillim biblioteka do të jetë e vendosur në këtë ndërtesë për të vazhduar me ministrinë e Kulturës për të gjetur lokacion më të përshtatshëm prandaj edhe ekspertja do të jetë në dispozicion të institucioneve tona”, ka thënë ajo.

Ndërsa ministri Hajrulla Çeku ka thënë se realizimin e këtij projekti do ta marrin me seriozitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë…