Nënshkruhet marrëveshja për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës në mes të MFPT-së dhe USAID-it

09 nëntor 2023 | 13:07

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoreshën në detyrë të Misionit të USAID-it në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler dhe zëvendësdrejtorin e projektit “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa”, Artan Loxha për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor për Kosovën.

Marrëveshja e nënshkruar mbështet në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës në mes të MFPT-së dhe USAID-it.

“Në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit parashihen aktivitetet e përbashkëta si edhe mbështetja që USAID-i do të ofrojë për Republikën e Kosovës në marrjen e vlerësimit kreditor. Marrja e vlerësimit kreditor ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson që investitorët e huaj të kenë një pasqyrë të qartë të mundësive dhe përfitimeve nga investimet që ata bëjnë në Kosovë si dhe rritë besueshmërinë mbi stabilitetin financiar të vendit”, ka njoftuar MFPT-ja.

Sipas këtij njoftimi, Murati ka theksuar se “si ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Kurse Monaghan Hogler është shprehur se “vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”.

Po ashtu, ajo ka theksuar rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky event shërben si një platformë për të prezantuar arritjet…