Nënshkruhet marrëveshja për mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar

24 qershor 2021 | 16:32

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë Kosovare të Sigurimit nënshkruan sot Memorandumin për mbulimin e kostos së sigurimit Kufitar për Palët që janë Subjekt i Policës Kufitare.

“Subjekt i kësaj Marrëveshjeje janë të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hyjnë në pikat kufitare në Republikën e Kosovës për të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon 100% të vlerës së primit të policës kufitare. Polica e sigurimit bëhet efektive në momentin e lëshimit dhe është valide 1 muaj nga data e lëshimit. Polica e sigurimit do të blihet në formë fizike në të gjitha pikat kufitare të shitjes të BKS-së”, është thënë në njftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Njëkohësisht, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë sot vendim për uljen e lartësisë së tarifës për 35%, e cila rrjedhimisht do të ndikojë edhe në uljen e kostos së përgjithshme.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një akt simbolik në mbështetjen e mërgatës sonë, e cila shërben si shtyllë e ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit 2020, remitancat nga mërgata kanë kapur vlerën e më shumë se 1 miliard euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria spanjolle ka vendosur hapjen e stadiumeve për sezonin e…