Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e çerdhes publike afër shkollës “Anton Çetta”

21 shkurt 2024 | 13:18

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fikrim Damka, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për financim të projektit për ndërtimin e çerdhes publike afër shkollës “Anton Çetta”, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë edhe nënkryetari Sami Lushtaku, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Besarta Meha – Ademi, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku dhe zyrtarë tjerë nga ministria përkatëse.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, objekti i çerdhes do të përfshihet në një riformatim të hollësishëm, pasi ishte nisur të ndërtohet duke mos respektuar standardet e pranueshme të ndërtimit dhe kushtet e parapara.

“Tashmë pritet realizimi pas një procesi të riformatimit të hollësishëm të këtij projekti, duke respektuar çdo aspekt arkitektonik dhe për të kryer edhe një punë tjetër të mirë nga e cila përfitues kryesor do të jenë fëmijët”, ka thënë kryetari Nura, pas nënshkrimit të marrëveshjes së financimit.

Me ndërtimin e saj dhe me përfundimin e tjetrës afër shkollës “Shaban Jashari”, do të përmbushen kërkesat e qytetit për institucione parashkollore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi në tri ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një…