Nënshkruhet marrëveshja për qasjen e Kosovës në programet financiare të BE-së

19 dhjetor 2017 | 11:32

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani dhe drejtoresha e përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe NVM-të, Lowri Evans, sot në Bruksel kanë nënshkruam marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programet financiare të BE-së.

Më këtë rast Hasani, ka thënë se përmes kësaj marrëveshje hapen mundësi të shumta përfitimi për bizneset e Kosovës. “Sot në Bruksel pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të BE-së. Me znj. Lowri Evans, Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe NVM-të, nënshkruam marrëveshjen për qasje të Kosovës në programin ‘Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME’ përmes të cilës hapen mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare. Përveç përfitimeve konkrete, kjo marrëveshje ka edhe rëndësi të veçantë si edhe një marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hasani, në llogarinë e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë kanë bërë me dije se së paku tre…