Nënshkruhet marrëveshja që ua mundëson fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

07 maj 2019 | 15:46

Ka filluar implementimi i marrëveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës këtë lajmë e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Te gjithë bujqit dhe fermerët mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën.

Zyrtarët e kompanisë Shell kanë thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave ka përcaktuar orarin e ndeshjeve për javën…