Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” dhe Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”

19 janar 2022 | 11:04

Më 17 janar 2022 (e hënë), rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Denis Spahija, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, prof. dr. Ruzhdi Sefa.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”  fokusohet në organizimin e konferencave, simpoziumeve, seminareve, përgatitjen e projekteve kërkimore në kuadër të programeve të ndryshme, botimin e materialeve akademike dhe të informacionit për fusha të caktuara studimore dhe kërkimore, si dhe shkëmbimin reciprok të pedagogëve, kërkuesve dhe teknikëve për zhvillimin e aktiviteteve didaktike-shkencore.

Marrëveshja është konsideruar si një nismë e mirë për palët. Rektori Nimani dhe Kryetari Sefa, shprehën zotimin e tyre për jetësimin e kësaj marrëveshje në të mirë të studentëve, stafit akademik të UFAGJ-së si dhe aktiviteteve të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tarifat e reja të energjisë elektrike nuk po pajtohen…