Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për atashetë kulturorë

24 nëntor 2020 | 12:09

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për atashetë kulturorë.

Haradinaj-Stublla ka thënë se me anë të këtij memorandumi do të ngritet shkalla e shërbimit për ngritje të nivelit të diplomacisë në nivel kulturor.

Ndërsa ministrja Dumoshi është shprehur se me emërimin e atasheve kulturorë, kultura e vendit do të përçohet në të gjitha vendet përmes formave të ndryshme. Emërimi atashetë kulturorë do të fillojë në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës…