Nënshkruhet memorandumi për vazhdimin e ndërtimit të një çerdheje në Skenderaj 

09 mars 2021 | 14:25

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, kanë nënshkruar të martën memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit “Vazhdimi i ndërtimit të çerdhes në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt”.

Në bazë të këtij memorandumi, Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal do të bashkëfinancojnë vazhdimin e ndërtimit të kësaj çerdhe e cila këtë vit do të jetë e gatshme për fëmijët e qytetit tonë.  “Në emër të Komunës së Skenderajt, falënderoj ministrin Kervan për mbështetjen dhënë komunës sonë, në realizim të projekteve që ndikojnë direkt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Onkologjisë, e cila funksionon në kuadër të…