Vetëm gjatë pandemisë janë kryer mbi 400 mijë shërbime në Klinikën e Onkologjisë
09 mars 2021
| 14:24
Në Klinikën e Onkologjisë, e cila funksionon në kuadër të QKUK-së, gjatë pandemisë janë kryer mbi 400 mijë shërbime.
Kështu ka bërë me dije drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.
“Mbi 400 000 shërbime të ndryshme të Klinikës së Onkologjisë gjatë kohës së pandemisë, punë e palodhur e stafit të Klinikës së Onkologjisë. Respekt për secilin person të Klinikes, nga stafi mbështetës, infermierët, fizioterapeutët, fizikantët deri të mjeket. Faleminderit secilit nga ju”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndryshe, gjatë pandemisë me Covid janë prekur rreth 350 pacientë të cilët vuanin nga kanceri.



