Nënshkruhet projekti “Memoriali Masakra e Krushës së Madhe – Krushë e Madhe”

22 korrik 2022 | 17:26

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Republikën e Kosovës, Bislim Zogaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Memoriali Masakra e Krushës së Madhe – Krushë e Madhe”.

Kryetari Latifi ka theksuar se ndihet i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje me rëndësi të madhe, pasi, sipas tij, Krusha e Madhe ishte dhe është simbol i rezisterncës së shqiptarëve.

“Krusha e Madhe pagoi shtrenjtë për lirinë e këtij vendi, 241 të vrarë dhe të masakruar, prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar, profesorin Ukshin Hoti”, ka deklaruar Latifi, duke falënderuar Zogajn për kujdesin, përkrahjen dhe bashkëpunimin e deritashëm.

Ky projekt kap vlerën 82,504.00 euro, ku Komuna e Rahovecit merr pjesë me 22,504.50 euro, ndërsa Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, me 60,000.00 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Limoni mund të cilësohet si fruti më i mirë, kjo…