Nënshkruhet udhëzimi administrativ për dokumentacion shkollor në arsimin parauniversitar

05 dhjetor 2022 | 18:12

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se sot është nënshkruar Udhëzimi Administrativ për Dokumentacionin shkollor në arsimin parauniversitar.

Këtë e bëri të ditur Nagavci përmes një postimi në “Facebook”, teksa shtoi se me këtë udhëzim krijohet baza ligjore për digjitalizimin e dokumentacionit pedagogjik.

“Gjithashtu, ky dokument redukton ngarkesën administrative për kujdestarët e klasave, sekretarët e drejtorët e shkollave.

Kjo do t’i kontribuojë shtyllës së pestë të Strategjisë për arsim në të cilën parashihen investime mbi 51 milionë për 5 vitet e ardhshme”, shkroi ajo.

Me këtë udhëzim përcaktohet dokumentacioni shkollor për arsimin parauniversitar, përmbajtjen dhe formën e tyre, botimin, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para mbajtjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani…