Nëntë të vdekur nga stuhitë e forta në Rusi

30 korrik 2023 | 18:04

Nëntë persona humbën jetën në Rusinë qendrore, ku erërat e forta shkulën pemët dhe shiu i dendur shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në qindra vendbanime.

Shtatë persona u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një kamping pranë liqenit Yalchik në rrethin Mari-El.

AFP, duke cituar autoritetet lokale, thotë se tetë njerëz vdiqën në kamp.

Imazhet e postuara nga ministria e Emergjencave të Rusisë në aplikacionin Telegram tregojnë makina dhe tenda të dëmtuara rëndë nga pemët e rrëzuara.

Stuhitë shkaktuan ndërprerje të energjisë në 520 vendbanime, shkatërruan çati dhe 41 ndërtesa banimi, si dhe shtatë ndërtesa që strehojnë shërbime sociale në tetë rajone të Rusisë, thanë zyrtarët vendas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rusia është e gatshme për çdo skenar, por nuk dëshiron…