Nëse Drita e kalon Legian përballet me Qarabagun

18 shtator 2020 | 15:19

Kampionia a Kosovës në futboll, Drita nëse e kalon rrethin e tretë në Ligën e Evropës do të përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit në plejof.

Drita ka shkruar historinë duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë fazë, pasi eliminoi Sileksin e Maqedonisë me fitoren 2:0 në Shkup.

Përballja me Legian e Varshavës do të zhvillohet javën e ardhshme në Poloni, ndërsa ndeshjet e plejofit luhen më 1 tetor.

Ndërkaq, kampionia e Shqipërisë, Tirana, në plejof do të përballet me Young Boysin e Zvicrës. Shkëndija do të luajë fillimisht me Tottenhamin e nëse fiton në plejof përballet me fituesin e duelit Rostov-Maccabi Haifa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin…