Nëse Flora dorëhiqet, Valdete Bajrami nga ‘Nisma’ e zëvendëson në parlament

18 maj 2019 | 09:17

Skandali i fundit i deputetes së PDK’së Flora Brovina me fotografinë e ‘dhunimit’, mund t’i kushtojë asaj me humbje të ulëses së deputetes, tranmseton Gazeta Metro.

Një fotografi bombastike e cila bëri bujë dje në të gjitha mediat e vendit, e publikuar nga deputetja e PDK’së Flora Brovina, sipas të cilës paraqiste një rast dhunimi në Kosovë në kohë lufte por që, më pastaj u zbulua se e njëjta foto ishte prezentë edhe në sajtet poronografiketë Irakut.

Fillimit Brovina e mohoi se një fotografi e tillë mund të jetë e rrem, por sot pas intervistimit në Polici dhe deklarimit për media, e pranoi se fotografia të cilën e ka publikuar dje nuk është realizuar gjatë luftës në Kosovë.

Ajo u ka kërkuar falje të gjithëve për shqetësimin e krijuar me publikimin e asaj fotografie.

E pas gjithë kësaj rrëmuje që shkaktoi, po kërkohet edhe dorëheqja e saj nga pozita e deputetes, të cilën as ajo vetë nuk e mohoi.

“Jam e gatshme për gjithçka në të mirë të shtetit’’, tha ajo para mediave.

Por, nëse kjo ndodhë kush do ta zë ulësen e saj?

Sipas të gjitha informacioneve, në vend të Brovinës mund të vijë shefja e kabinetit të zv.kryeministrit Fatmir Limaj njëheri dhe ish deputetja, Valdete Bajrami, e cila dhe konsiderohet  si njëra ndër gratë më me ndikim në politikën vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferdonije Qerkezi e cila ka humbur të gjithë familjen e…