Nëse merrni vaksinën e koronavirusit, mos e konsumoni këtë pije

11 mars 2021 | 11:41

Ndërsa vaksina “CoronaVac” e zhvilluar për të luftuar koronavirusin vazhdon të zbatohet, alkooli nuk duhet të konsumohet para dhe pas injektimit të saj.

Specialisti i Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike Prof. Dr. Ayşe Willke Topcu tha se, alkooli nuk duhet të konsumohet 3 ditë para vaksinimit dhe 10 ditë pas vaksinimit.

Ekspertët paralajmërojnë qytetarët se, i duhet kushtuar vëmendje konsumit të alkoolit në mënyrë që efekti i vaksinës të mos ulet, informon abcnews.al.

“Alkooli prish migrimin e qelizave të sistemit imunitar. Pra, alkooli mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës”, tha Topcu.

Duke deklaruar se një epidemi kaq e madhe dhe e panjohur nuk është përjetuar deri më tani, Prof. Dr. Willke Topcu tha: “Jam mjek dhe kam punuar në fushën e sëmundjeve infektive dhe mikrobiologjisë për 44 vjet. Kurrë nuk kam parë një epidemi të tillë. Përveç përmasave të shpërthimit të Covid-19, ka shumë konfuzion në informacionin që marrim. Një nga këto situata kontradiktore është koronavirusi dhe pirja e duhanit. Në disa revista shkencore të botuara në fund të marsit dhe prillit të 2020, kishte botime që tregonin se duhanpirësit  kanë më pak shanse të preken apo vdesin nga koronavirusi. Madje u mendua të ngjiteshin copa nikotine te profesionistët e kujdesit shëndetësor në SHBA, por studimet e mëvonshme treguan se nuk ishte e vërtetë ajo çfarë u tha për duhanin”.

Duke pasur ka shumë konfuzion në informacionin që marrim, është e nevojshme të kërkoni për burime të sigurta informacioni, informon abcnews.al.

Dr. Willke Topcu tha se është e nevojshme t’i besohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në studimet e OBSH-së, është zbuluar se pirja e duhanit, në këtë situatë pandemike, është më shumë e dëmshme sesa sjell përfitime.

Nga ana tjetër, duke shtuar se është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje përdorimit të suplementeve, Prof. Dr. Willke Topcu, tha se nëse keni mungesë vitaminash, merrni substancat e nevojshme. Nëse nuk keni ndonjë mangësi, duhet të merrni masa paraprake duke i dhënë përparësi pak më shumë frutave dhe perimeve të freskëta në jetën juaj e përditshme’, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe…