Nëse Milani dështon ndaj Interit, shkarkohet Gattuso

25 dhjetor 2017 | 13:43

“La Stampa” raporton se drejtuesit e Milanit i kanë thënë Gennaro Gattusos që do të largohet nga posti i trajnerit, nëse eliminohet nga Interi në Kupën e Italisë.

Drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me trajnerin kuqezi pas humbjes nga Atalanta, 0-2, kurse “La Stampa” e ka publikuar vendimin e drejtuesve të Milanit për shkarkimin e ish-mesfushorit.

Sfida mes dy klubeve nga qyteti i Milanos, Milanit dhe Interit zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku e ka shfrytëzuar mesazhin e tij për Krishtlindje…