Nëse miratohet rezoluta, PSD-ja bëhet pjesë e dialogut

04 dhjetor 2018 | 14:54

Pjesëmarrja ose jo e Partisë Social Demokrate (PSD) në delegacionin shtetëror do të varet nga miratimi i projektrezolutës të kësaj partie. Kështu ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Ajo ka deklaruar se sipas projektrezolutës se PSD-së, vendimmarrja në delegacionin shtetëror do të duhet të jetë me konsensus.

“Qe kur i përket delegacionit shtetëror ajo parasheh bashkëdrejtim të ekipit negociues midis opozitës dhe pozitës, si dhe përfaqësim proporcional midis pozitës dhe opozitës, në delegacionin shtetëror. Sipas projektrezolutës se PSD-së vendimmarrja në delegacionin shtetëror do të duhet të jetë me konsensus. Çështja e përfaqësueseve të PSD-së në delegacionin shtetëror varet se pari nga miratimi i projektrezolutës. Tek pastaj mund të flitet për emra të përveçëm në delegacionin shtetëror për dialog”, ka deklaruar Kuçi.

/Epoka e re/ 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tash e tutje…