Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë, do të arrestohet e ekstradohet në Kosovë

08 dhjetor 2023 | 08:19

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajh, ka thënë se nëse ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ndaj të cilit INTERPOL-i ka lëshuar fletarrest ndërkombetar pas sulmit të 24shtatorit në Banjskë të Zveçanit, do të guxojë të udhëtojë jashtë Serbisë, atëherë ai do të arrestohet dhe do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë.

“Tash nëse Radojçiq guxon e udhëton jashtë Serbisë, i njëjti në bazë të fletarrestit të lëshuar nga UNMIK-u në emër të Kosovës, në parim do të arrestohet në atë shtet, dhe do të fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Miftaraj u shpreh se fletarresti ndaj Radoiçiqit dhe 20 anëtarëve të grupit të uniformuar serb, që kryen sulmin terrorist në Banjskë, është i Republikës së Kosovës.

“Fletarresti ndërkombëtar ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Fletarresti i lëshuar është i Republikës së Kosovës. UNMIK-u vetëm e vendos në sistemin e INTERPOL-it, sikurse vendos dhjetëra fletarreste të tilla brenda vitit sipas kërkesave të autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës. Në lëshimin e këtij fletarresti s’ka dorë asnjë shtet tjetër përveç Republikës së Kosovës, sepse s’kanë as drejtë, as autoritet e as mundësi që të bëjnë një të tillë”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, fletarresti i lëshuar s’ka lidhje e as nuk mund të ketë lidhje me ndonjë masë ndaj Serbisë nga BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mërkurën ka thënë se…