Nëse Reali e transferon Haalandin, Benzema shkon në PSG

18 janar 2022 | 16:54

Karim Benzema është shumë i dashur për fansat e Real Madridit, por nuk i pëlqen fakti që Florentino Perezi ka vendosur të transferojë në skuadër Erling Haaland.

Gazeta spanjolle “El Nacional” raportoi se në moshën 34-vjeçare Benzema nuk dëshiron të heqë dorë nga futbolli dhe në rast se skuadra madrilene nënshkruan me norvegjezin, ai mund të largohet nga Reali dhe të shkojë te PSG-ja.

Mësohet se bisedimet mes parisienëve dhe ish-sulmuesit të Olympique Lyonnais kanë nisur prej kohësh dhe marrëveshja është e dëshiruar nga të dyja palët. Benzema ka një kontratë me Realin deri në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.01.2022 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Gjakovë 1.…