Nëse s’certifikohet Kurti, votuesit e VV-së preferojnë që listës t’i prijë Glauk Konufca e jo Vjosa Osmani

22 janar 2021 | 22:39

Sondazhi i fundit i PIPOS thotë se në rast se Albin Kurtit nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit, votuesit e Vetëvendosjes preferojnë që listës t’i prijë Glauk Konjufca e jo Vjosa Osmani.

Në këtë sondazh, që është prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, 48.10 % të të anketuarve e kanë zgjedhur Glauk Konjufcën.

Një e dhënë interesante në këtë grafikon është se 30.70 % kanë thënë që Vjosa Osmani duhet të jetë prijësja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ani se kjo e fundit nuk është anëtare e kësaj partie dhe garon vetëm si pjesë e listës së Vetëvendosjes me iniciativën e saj qytetare.

Arben Vitia është zgjedhja e tretë e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje me 10.60 %. Arbërie Nagavcin e kanë zgjedhur 1.50 %, derisa 6.70 % kanë thënë një emër tjetër brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, ka sqaruar se pyetja “Ju lutem na thoni, sipas jush kush duhet të udhëheqë listën e VV-së?” i është parashtruar vetëm atyre që kanë deklaruar se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti ‘PIPOS’ ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket…